E rrallë, gjykata greke i jep pafajësinë shqiptarit të dënuar përjetë pas 7 viteve në qeli (HISTORIA)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:39 16-02-2017 E rrallë, gjykata greke i jep pafajësinë shqiptarit të dënuar përjetë pas 7 viteve në qeli (HISTORIA)

Ishte dënuar me burgim të përjetshëm për një vrasje, por mrekullia për të ndodhi vetëm pas 7 vitesh në qeli. Historia e rrallë i përket një shqiptari nga Shkodra, i cili ishte dënuar në 2010-ën nga gjykata greke në Athinë, për një vrasje gjatë grabitjes. Nikolin Margjokaj është shpallur i pafajshëm pasi nuk ekziston asnjë provë që të vërtetojë fajësinë e tij.

Ajo që e ka izoluar të riun në qeli prej kaq vitresh kanë qenë deklaratat e dëshmitarëve, që së fundmi kanë ndryshuar qëndrim, si dhe një koment në facebook.

Ngjarja ka ndodhur në maj të vitit 2010 në Athinë, ku një qytetar grek u qëllua për vdekje me armë zjarri nga një makinë me të cilën udhëtonin tre persona, dy nga të cilët të maskuar, sipas dëshmitarëve. Markolaj dyshohej se e kishte kërcënuar viktimën për mes ish-të dashurës së tij në faqen e saj të FB.

Në koment ai i shkruante ish-të dashurës: “Thuaj kur ta takoj unë vërtetë do të jetë dita e fundit për të”. Ky postim ka çuar në arrestimin e të riut, të cilin autoritetet e drejtësisë greke e kanë përdorur edhe si një nga provat më të forta kundër tij.

Pikërisht sot, në gjykatën e Apelit u zhvillua seanca për Nikolin Margjokaj, ku trupi gjykues i përbërë nga 5 anëtar ka vendosur unanimisht të jap drejtësi, pas shqyrtimit të provave dhe materialeve të dosjes. Po ashtu, pas pyetjes së dëshmitarëve vendosi t’i japë atij pafajësinë. Ndaj Margjokaj nuk është gjetur asnjë provë konkrete për ta bërë atë përgjegjës të krimit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tenton të grabisë një banesë, 25-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në një kanal (Emri)
Policia e Tiranës tregon edhe njëherë "Fuqinë", arreston tepelenasin me tritol e municione te “Casa Italia” (VIDEO E OPERACIONIT) »
Article Logic
Execution time: 0.011219024658203
array(1) { ["section"]=> string(104) "e-rralle-gjykata-greke-i-jep-pafajesine-shqiptarit-te-denuar-perjete-pas-7-viteve-ne-qeli-historia-68890" }