Ndeshja e nesërme kundër Shqipërisë për portierin legjendar italian Gianluigi Buffon do jetë paraqitja e tij e 1 mijtë në karrierën profesionale.
Për Buffon do jetë ndeshja e 168 me fanellën Italisë, por atij i duhen edhe 17 përballje të tjera për të thyer rekordin e ish-mesfushorit egjiptian Ahmed Hassan.
"Është një kënaqësi e madhe," tha kapiteni 39-vjeçar i Juventusit. Buffon ka pësuar 799 gola në 999 ndeshjet e tij për klubin dhe Italinë deri më tani. /Newsbomb.al