E rrallë, ky është peshku që ecën (FOTO)

Publikuar tek: bota, më 21:54 01-11-2016 E rrallë, ky është peshku që ecën (FOTO)

Çdo verë, James Beuvink udhëton në Gjirin e Ishujve, në Zelandën e Re. Por udhëtimi i sivjetshëm përfundoi me një surprizë, kur ai dhe familja e tij zbuluan një peshk të rrallë me këmbë mes një grumbulli leshterik dhe karremit të peshkimit në barkë.

 

James u përpoq menjëherë ta shpëtonte peshkun plotësisht të në mënyrë që më pas të mund ta çonte në ndonjë akuarium, por për fat të keq ai nuk mbijetoi. Peshku më pas u çua në Muzeun e Zelandë së Re për t’iu nënshtruar analizave.

Studiuesit e këtij muzeu thanë se një lloj i tillë peshku është shumë i rrallë, por edhe më i panjohur është fakti që peshku në fjalë ishte plotësisht i zi. Studiuesit janë duke kryer analiza të ADN së peshkut për të zgjidhur më tej misterin e peshkut të zi me këmbë.

Këta lloj peshqish jetojnë vetëm në brigjet e Zelandë së Re dhe nuk janë notarë të mirë, por mund të mbërrijnë  në breg të shtyrë nga rrymat detare, shkruan shqip. Ata zakonisht përdorin këmbët e tyre për të ecur përgjatë oqeanit, në sipërfaqet shkëmbore dhe grumbujt koralore.

Screenshot_71478032925.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dhunoi dhe vrau dy prostituta, ky është ndryshimi dramatik i vrasësit të dyfishtë
Pamje shokuese, burrit i shpërthen cigarja elektrike në dorë duke i shkaktuar plagë të rënda (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.0095000267028809
array(1) { ["section"]=> string(43) "e-rralle-ky-eshte-peshku-qe-ecen-foto-58124" }