E rrallë, myslimanët kosovar ndihmojnë në ndërtimin e Katedrales së Prishtinës

Publikuar tek: rajon, më 22:08 30-08-2017 E rrallë, myslimanët kosovar ndihmojnë në ndërtimin e Katedrales së Prishtinës

Katedralja “Shën Tereza” në Prishtinë pritet të përfundojë këto ditë, ndërsa mëngjesin e 5 shtatorit, pritet të bëhet edhe inaugurimi dhe ceremonia e hapjes.

Udhëheqësi i punimeve po thotë se infrastruktura do të jetë e përfunduar. E për rëndësinë e shugurimit të kësaj Katedrale me emrin e Nënë Terezës ka folur Don Lush Gjergji, duke thënë se kontribut në ndërtimin e saj kanë dhënë të gjitha komunitetet fetare, përfshirë edhe atë myslimane.

Ndihmën e madhe që ka dhënë edhe komuniteti mysliman, e konfirmoi edhe Arianit Koci.

Edhe për qytetarët, rëndësia e shugurimit të saj me emrin e Nënës Terezë është jashtëzakonisht e madhe, sidomos në imazhin e vendit sa i përket tolerancës fetare, raporton Tribuna Channel.

Gurthemeli për ndërtimin e kësaj katedrale është vënë në vitin 2005, me iniciativën e ish-presidentit Rugova. Kurse, më 5 shtator të vitit të kaluar shqiptarja Nënë Terezë është shenjtëruar nga Papa Francesku në Vatikan.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020537853240967
array(1) { ["section"]=> string(83) "e-rralle-myslimanet-kosovar-ndihmojne-ne-ndertimin-e-katedrales-se-prishtines-90681" }