Në fshatin Turan të Korçës, nga punimet për rrjetin e TAP kanë dalë në pah rrënojat e një varreze të periudhës prehistorike. Gjatë gërmimeve janë zbuluar 6 skelete njerëzore, që sipas arkeologëve nga konstatimet paraprake datojnë 2600 vjet para erës sonë.
Skeletet jane gjetur në thellësi të vogël nga toka, ndërsa konturet e varreve rezultuan të dëmtuara, si duket nga punimet e fermerëve të zonës. Ndërkohë ekspertët kanë nisur studimin paraprak të materialit arkeologjik, teksa shtojnë se ka të dhëna që të lënë të besosh se bëhet fjalë për një varrezë të përmasave të mëdha, raporton newsbomb.al.
Sipas Arkeologëve në këtë varrezë do të nisin kërkimet edhe për mbetje të tjera arkeologjike, si enë, vegla pune dhe zbukurime. Sakaq pas zbulimit të varrezës, kompania ka ndërprerë punimet, në pritje të ekspertëve të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë, shkruan newsbomb.al.