E rrallë, një lopë në Gjirokastër lind viç me dy koka

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:12 06-03-2016 E rrallë, një lopë në Gjirokastër lind viç me dy koka

Në fshatin Bulo të Gjirokastrës një lopë ka lindur viç me dy koka. Ngjarja e pazakonte i ka ndodhur lopës së Arben Kamos. Për shkak të deformimeve të shumta dhe përmasave të mëdha, lopa e kishte të pamundur ta bënte viçin normalisht si çdo lindje natyrale.

Nga sforcimet e shumta dhe dhimbjet ajo ngordhi, ndërsa pasi e therën të pranishmit u befasuan nga ajo çfarë panë në barkun e saj. Një viç me dy koka ishte diçka që nuk kishte ngjarë më parë në Bulo dhe askush nuk di të japë shpjegim për këtë, edhe pse mendja të shkon te kequshqyerja e lopës me produkte gjenetikisht të modifikuara (OMGJ), shkruan “Libohovaonline”.

Por nga ana tjetër raste të mutacioneve gjenetike janë të njohura kudo. Këtë rast fatkeqësia i ra familjes Kamo. Drejtoria e Bujqësisë Gjirokastër duhet të shfrytëzojë të gjitha hapësirat ligjore për të ndihmuar fermerin, pasi humbja e lopës është një barrë e rëndë për ekonominë e familjes Kamo si dhe kujto tjetër që mund t’i ndodhte diçka e tillë.

tmp_7341-1457214685141-1593889408.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02677583694458
array(1) { ["section"]=> string(58) "e-rralle-nje-lope-ne-gjirokaster-lind-vic-me-dy-koka-34355" }