E rrallë: Pas delfinëve dhe peshkaqenëve, në ujërat e Jonit shfaqen fokat (Video)

Publikuar tek: rajon, më 16:46 28-07-2017 E rrallë: Pas delfinëve dhe peshkaqenëve, në ujërat e Jonit shfaqen fokat (Video)

Deti Mesdhe vazhdon të surprizojë biologët e marinës por edhe njerëzit e thjeshtë që shpesh janë ata të parët të hasin gjallesa që janë të rralla për këtë mjedis.

Gjatë viteve të fundit prezenca e delfinëve është bërë gjithnjë e më e shpeshtë në ujërat e detit Jon, po ashtu edhe peshkaqenët, që zakonisht jetojnë në thellësitë detit Mesdhe.

Breshkat e ujit janë hasur gjithashtu si në ujërat e Jonit edhe të Adriatikut, por disa turistë italianë kanë dokumentuar prezencën e një prej gjallesave që mendohej të ishte zhdukur, raporton Newsbomb.al

Turistët nga Lecce e Italisë, kanë hasur një fokë mesdhetare në Gjirin e Lefkadhës në Greqi.

Foka murg mesdhetare (Monachus monachus) është specie e rrezikuar dhe sipas statistikave të vitit 2016 besohet që vetëm 700 individë jetojnë në 3 ose 4 nënpopullime të izoluara në Mesdhe. Ato besohet të jenë një nga speciet më të rralla të gjitarëve mishngrënës ujorë.

Rreth 23-30 foka mesdhetare besohet të jetojnë në detin Jon dhe 10-20 në ujërat e Adriatikut. /Newsbomb.al

the44r6h4e5h5h56.jpg

rte4yu45y4e5yu.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Serbia tërheq diplomatët nga Maqedonia, çfarë po ndodh?
Kroacia vendos të ekstradojë Ismail (Ballist) Morinën në Serbi »
Article Logic
Execution time: 0.0096471309661865
array(1) { ["section"]=> string(83) "e-rralle-pas-delfineve-dhe-peshkaqeneve-ne-ujerat-e-jonit-shfaqen-fokat-video-87645" }