E rrëmbyen teksa shkonte në palestër, lirohet miliarderi

Publikuar tek: bota, më 09:54 20-10-2018 E rrëmbyen teksa shkonte në palestër, lirohet miliarderi

Miliarderi i rrëmbyer i Tanzanisë, Mohammed Dewji, është liruar vetëm 10 ditë pasi u kap nga njerëz të armatosur në qytetin e Dar es Salaam.

"Unë jam kthyer në shtëpi i sigurt,"-shkruan miliarderi në një postim në Twitter.

Nuk është e qartë nëse 43-vjeçari është liruar apo u paguan para për lënien e tij të lirë.

Dewji u rrëmbye nga persona të armatosur në Hotel Colosseum në fillim të 11 tetorit, ndërsa po shkonte në palestër për të bërë stërvitje.

Familja e tij kishte ofruar një shpërblim prej 440.000 dollarë për çdo informacionin që do çonte në shpëtimin e tij.

Sipas Forbes, Deëji ka një pasuri prej 1.5 miliardë dollarë dhe është miliarderi më i ri në Afrikë.

Ministri i mjedisit i Tanzania Jan Makamba, tha se rrëmbyesit e kishin braktisur Dewjin në një fushë pranë klubit Gymkhana në Dar es Salam.

Miliarderi raportohet se gëzon shëndet të plotë por ka plagë në duar dhe këmbë për shkak të prangave.

Deëji shërbeu si deputet në partinë qeverisëse të Tanzanisë për një dekadë deri në vitin 2015.

Më pas iu rikthye biznesit të tij familjar. Kompania e tij, MeTL, prodhon tekstile, bluan miell, prodhon pije dhe vajra ushqimorë në të paktën gjashtë shtete afrikane.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.050239086151123
array(1) { ["section"]=> string(62) "e-rrembyen-teksa-shkonte-ne-palester-lirohet-miliarderi-138466" }