Kryeministri Edi Rama prej pak ditësh poston në profilin e tij zyrtar rikonstruksionin e rrugëve të “Rilindura” në veri të vendit.
Këtë herë Rama ka postuar foto të segmentit të rikonstruktuar Manati - Lezhë por komentuesit duken të pakënaqur.
Një rrugë e re është jetike për fshatrat e thella në të gjithë Shqipërinë, por vetëm nga këto tre foto mund të konstatohet se kjo rrugë është tepër e rrezikshme.
Disa nga problemet që vihen re me rrugën janë ngushtësia. Ajo është vetëm një kalimshe. Buzë rrugës është shpati i malit por muret mbrojtëse për shirat e dimrit mungojnë.
Dhe fotografia e tretë është aq e frikshme sa vetëm pilotët e “Rally” do të guxonin ta ngjisnin. Sikur të mos mjaftonte pjerrësia e rrugës që është tepër e madhe, ajo është aq e ngushtë dhe e kombinuar me faktorët klimaterikë si rreshje apo ngrica mund të shndërrohet në një makth për shoferët.