E SHËMTUAR/ Një grup të rinjsh shqiptarë bëjnë për spital nënën me dy djemtë në Itali

Publikuar tek: aktualitet, më 19:38 17-08-2019 E SHËMTUAR/ Një grup të rinjsh shqiptarë bëjnë për spital nënën me dy djemtë në Itali Plazhi i Ranjolas, ku u dhunua nëna me dy fëmijët

Një nënë italiane me dy fëmijë është rrahur nga një grup të rinjsh shqiptarë në bregdetin e Ranjolës, provinca Rimini.

Dy vëllezërit (mosha 18 dhe 15 vjeç) kishin ndaluar në një pastiçeri për të konsumuar diçka dhe janë ndalur nga një person, i cili u ka kërkua cigare. Agresorët (mendohet se ishin 10 veta) përdorën pretekstin për të nisur sherrin. Ata i thyen hundën djalit të madh dhe goditën me grushta dhe vëllain e tij të vogël.

Por, ata nuk kanë lënë dhe të ëmën, e cila ka ndërhyrë teksa dëgjoi të bërtiturat e fëmijëve. Grupi i djemve ka ushtruar dhunë dhe ndaj të ëmës.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën, ndërsa janë marrë kamerat e sigurisë për të identifikuar autorët. Të lënduarit duhet të qëndrojnë në spital për disa ditë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022617816925049
array(1) { ["section"]=> string(91) "e-shemtuar-nje-grup-te-rinjsh-shqiptare-bejne-per-spital-nenen-me-dy-djemte-ne-itali-175627" }