E shkarkoi kur ishte president, Nishani flet për ministrin e ri: Ekstermist politik

Publikuar tek: barometri, më 08:05 28-10-2018 E shkarkoi kur ishte president, Nishani flet për ministrin e ri: Ekstermist politik

I ftuar në “Kjo Javë” Bujar Nishani ka komentuar ministrin e ri të Brendshëm, gjeneral Sandër Lleshi.

 

Gazetarja Nisida Tufa e ka pyetur ish-Presidentin se çfarë mendonte për Lleshin pasi gjenerali kishte fituar një gjyq ndaj tij (Nishanit) dhe Arben Imamit sepse e kishin liruar nga detyra.

“Ministrat sot trajnohen si zëdhënës shtypi. Nuk ka rëndësi kush vihet ministër. Personi konkret është një ekstremist politik. Nuk është më gjeneral. Kur ka pasur uniformë u angazhua në aktivitet politik të njëanshëm. Nuk ka fare rëndësi kush bëhet ministër, pasi ministrat rezultojnë të lidhur me krimin. Të dy ish ministrat kanë përfituar nga aktivitetet kriminale.  Tashmë nuk ka asnjë vlerë sepse ka humbur çdo sens i besimit dhe i shpresës. Sa më parë qytetarët presin që t’i hapet rrugë shpresës. Lleshi ka fyer Kushtetutën duke qenë me uniformë”, ka thënë Bujar Nishani.

Në Dhjetor të 2013 Gjykata e Tiranës vendosi të shfuqizonte dekretin e ish-Presidentit Bujar Nishani, për lirimin nga detryra të gjeneral Sandër Lleshit, duke pranuar rikthimin e tij në detyrë si zv.shef i Shtabit të Forcave të Armatosura, si dhe anulimin e ish-ministrit të kohës Arben Imami për zbatimin e urdhërit të mësipër për lirimin nga detyra.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023182153701782
array(1) { ["section"]=> string(88) "e-shkarkoi-kur-ishte-president-nishani-flet-per-ministrin-e-ri-ekstermist-politik-139357" }