‘E shoh shumë të ngjitur LSI-në dhe PS-në’, Kryemadhi tregon socialistët të cilëve nuk mund t’ua thotë ‘FJALËN E FUNDIT’

Publikuar tek: politike, më 23:40 01-12-2020 ‘E shoh shumë të ngjitur LSI-në dhe PS-në’, Kryemadhi tregon socialistët të cilëve nuk mund t’ua thotë ‘FJALËN E FUNDIT’ Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar në emisionin “Real Story” se e sheh shumë të ngjitur Partinë Socialiste me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Ajo ka treguar edhe personazhet politikë të PS-së, të cilëve nuk mund t’ua thotë “fjalën e fundit”, dhe midis tyre janë emra të rëndësishëm të Partisë Socialiste.

“Është një frakturë e pangjitshmë mes LSI-së dhe Rilindjes, por nuk do të thoja që nuk ekziston një ngjitje dhe bashkëekzistencë mes PS-së dhe LSI-së. Nuk mund ta them fjalën e fundit ndaj Gramoz Ruçit, as ndaj Ditmir Bushatit që e kam bërë unë anëtar partie kur ka qenë gjimnazist te “Petro Nini Luarasi”. Nuk mund të them fjalën e fundit ndaj Musa Ulqinit, që jam rrahur në protesta, pavarësisht se Taulant Balla e detyroi të bëjë analizën e COVID-it me lollipop në gojë. Nuk mund të them fjalën e fundit ndaj Arta Dades, nuk mund të them fjalën e fundit ndaj shumë socialistëve të tjerë që sot nuk janë, ndaj Namik Dokles, që sot nuk janë aty. Dhe s’kam për ta thënë kurrë, edhe pse gabimet e tyre kanë qenë shumë të mëdhaja në marrëdhënie me demokracinë, ashtu siç kemi bërë edhe ne tonat, që i kanë kushtuar demokracisë dhe Shqipërisë. Unë e shoh shumë të ngjitur LSI-në dhe PS-në”, tha Kryemadhi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Analisti i ‘fut frikën’ Kryemadhit: LSI është partia më e rrezikuar nga PD për votat
»
Article Logic
Execution time: 0.011674165725708
array(1) { ["section"]=> string(122) "e-shoh-shume-te-ngjitur-lsi-ne-dhe-ps-ne-kryemadhi-tregon-socialistet-te-cileve-nuk-mund-t-ua-thote-fjalen-e-fundit-229842" }