Këshilli i komunës së Bujanocit propozoi që ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj të shpallej “Qytetar Nderi” i Bujanocit.
Por kjo kërkesë u refuzua nga ministrja serbe e Administratës Publike dhe Vetëadministrimit Lokal, Marija Obranoviç. Sipas saj, Gent Cakaj vazhdimisht ka akuzuar Serbinë për krime të kryera ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Në këtë komunë ishin vendosur disa billbord-e, në të cilën shkruhej se Gent Cakaj është nderi i Preshevës dhe i gjithë Luginës.
Por, ditën e sotme disa persona të paidentifikuar kanë shkatërruar billbord-in e Gent Cakajt. Siç shihet edhe nga fotot ata kanë grisur fytyrën e ministrit në detyrë.