E shtuna e përgjakur, makina-bombë vret 13 persona

Publikuar tek: bota, më 17:27 02-11-2019 E shtuna e përgjakur, makina-bombë vret 13 persona Tal Abiadi, qyteti sirian ku vdiqën 13 persona nga shpërthimi i një makine bombë

Shpërthimi i një makine me bombë në qytetin e Tal Abiadit në Siri ka lënë të vdekur 13 persona dhe 30 të tjerë të plagosur.

Observatori Sirian për Të Drejtat e Njeriut bën me dije se midis viktimave ka luftëtarë që mbështesin Turqinë dhe civilë.
Turqia dhe Njësitë për Mbrojtjen e Popullit Kurd akuzojnë njëra-tjetrën për këtë atentat.

Tal Abiadi ka vuajtur dëmet më të mëdha që pas ndërhyrjes ushtarake të Turqisë në rajonin ku banojnë kurdët e Sirisë. Pavarësisht se SHBA-ja dhe Turqia kanë vendosur armëpushim midis tyre, situata në veri-lindje të Sirisë mbetet e pasigurtë teksa vazhdohet të ketë viktima.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091011524200439
array(1) { ["section"]=> string(56) "e-shtuna-e-pergjakur-makina-bombe-vret-13-persona-184481" }