E sulmuan me acid, vajza nga Vlora nuk fshihet më

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:28 31-08-2017 E sulmuan me acid, vajza nga Vlora nuk fshihet më

Vilma Dule ka vendosur të shfaqë fytyrën e saj në rrjete sociale, 4 vjet pas ngjarjes barbare ku u sulmua me acid në rrugë.

27-vjeçarja nga Vlora punonte si menaxhere e burimeve njerëzore pranë një call center-i, dhe më 27 gusht të 2013-ës kur ishte duke dalë nga shtëpia ajo u sulmua me acid në fytyrë nga një person i panjohur, duke i shpërfytyruar pamjen, rrezikuar seriozisht shikimin e shkaktuar lëndime serioze në kraharor dhe krahë.

Por tani ajo ka gjetur forcën për të dalë para të gjithëve dhe për të treguar se ajo nuk do të dorëzohet asnjëherë, pavarësisht se çfarë i ndodhi që i shënjoji përgjithmonë jetën.

“Sot, pas 4 vitesh, jam një Grua e vetëdijshme për forcën e saj, sepse e di që limitet e vërteta janë ata që ne i vendosim vetë vetes. Sot, jam një grua që nuk ka më dëshirë të fshihet, sepse nuk ka më frikë. Sot, jam një grua që i dashuron vragat në fytyrë sikur të ishin rrënjët e saj. Unë jam Vilma Dule dhe kjo është historia e një gruaje që nuk u dorëzua kurrë”, shkruan Vilma.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.050159931182861
array(1) { ["section"]=> string(54) "e-sulmuan-me-acid-vajza-nga-vlora-nuk-fshihet-me-90698" }