E therrin gabimisht pasi 15 vjeçarja u ankua se ishte pedofil

Publikuar tek: bota, më 13:05 13-04-2016 E therrin gabimisht pasi 15 vjeçarja u ankua se ishte pedofil

The Independent

Një 15 vjeçare arriti t’i mbushë mendjen një bande adoleshentësh për të futur në kurth dhe vrarë një  shofer kamioni me besimin e gabuar se ishte pedofil.

Ngjarja e rëndë dhe e pabesueshme ka ndodhur në Essex të Britanisë së Madhe në tetorin e vitit të shkuar ndërsa në seancën e sotme gjyqësore, prokurorët u shprehën se nuk ka asnjë provë që 42 vjeçari Darren Kelly ishte pedofil.

Në bankën e të pandehurve ishin ulur katër djem dhe një vajzë të akuzuar për nxitje të sulmit, por u shpallën të gjithë të pafajshëm.

Prokurori Crispin Aylett shpjegoi se vajza, tashmë 16 vjeçare, kishte për qëllim të gjente pedofilë duke u “peshkuar” në internet dhe më pas t’i denonconte në polici. Ajo e kishte kontaktuar 42 vjeçarin përmes aplikacionit “Ëhisper” por më pas kishte humbur besimin te autoritetet.

darren-kelly.jpg

Viktima Darren Kelly (The Independent)

Aylett tha se nuk ka asnjë provë që 42 vjeçari ishte i interesuar për të miturën.

“Në fakt ka shumë prova që sugjerojnë krejt të kundërtën. Vajza e nxiti sulmin duke iu mbushur mendjen një “tufe” adoleshentësh për ta sulmuar 42 vjeçarin që njohu ‘online’. Ajo i that ë tjerëve që Kelly ishte pedofil. Më pas ata e qëlluan, e shkelmuan dhe e goditën për vdekje me thikë në mes të rrugës”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.15950608253479
array(1) { ["section"]=> string(67) "e-therrin-gabimisht-pasi-15-vjecarja-u-ankua-se-ishte-pedofil-37585" }