E thotë Armand Duka: Ja sa ka kushtuar stadiumi ‘Arena Kombëtare’

Publikuar tek: sport, më 20:07 24-10-2019 E thotë Armand Duka: Ja sa ka kushtuar stadiumi ‘Arena Kombëtare’ Pamje nga lart: Stadiumi i ri kombetar, \"Arena Kombetare\"

Presidenti i FSHF Armand Duka ka treguar mbrëmjen e sotme sa ka kushtuar në total ndërtimi i stadiumit të ri kombëtar “Arena Kombëtare”, i cili do të inagurohet në ndeshjen me Francën, në 17 nëntor.

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Duka tha se kostoja totale e stadiumit "Arena Kombëtare" është rreth 75 mln euro, ndërkohë FSHF ka mbuluar vetëm 10 milionë.

“Kostoja jonë i FSHF ka qenë fiks, 10 milion euro plus tvsh, për të cilën ne kemi pretenduar që nuk duhet ta paguanim, por e kemi paguar dhe jemi në një konflikt, uroj që ta marrim mbrapësht. Pjesa tjetër e financimit është e kompanisë private. Nuk jam shumë i saktë, por në dijeninë time kostoja totale është dikur tek 75 mln euro. Relativisht kosto normale. Stadiumet maten me vendet për spektator. Kemi nga 1 mijë euro për vend, deri në 12 mijë euro. Stadiumi jonë është me një kosto diku 3 mijë euro për vend”, ka thënë Duka.

Ndërkohë, duke folur për emrin e ri të "Arenës Kombëtare", kreu i FSHF tha se ata janë në përfundim të procesit për një emër komercial.

“Kjo është një çështje delikate. Nisur nga fakti që FSHF është një organizatë që siguron të ardhurat dhe nuk merr asnjë ndihmë nga shteti shqiptar dhe askush tjetër, duhet të sigurojë të ardhura për mirëmbajtjen e tij. Ka një kosto të lartë dhe duhet të gjesh burime financiare për të mirëmbajtur”, shtoi presidenti Armand Duka.

Beti Nujma: Sa kushton mirëmbajtja e stadiumit të ri?

Armand Duka: Nuk jam në gjendje sot të them buxhetit, por është goxha i lartë. Të ardhurat nga biletat janë të pamjaftueshëm për ta mirëmbajtur. Mund të kishte një emër artisti, por duke qenë se jemi në kohën e ekonomisë së tregut ne po kërkojmë këtë formulë, por nuk është shpikje e jona. Jemi në përfundim të këtij procesi për të pasur një emër komercial.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073661804199219
array(1) { ["section"]=> string(69) "e-thote-armand-duka-ja-sa-ka-kushtuar-stadiumi-arena-kombetare-183378" }