E thotë epidemiologu: Personat që e kanë kaluar koronavirusin kanë imunitet kujtesë, s’duhet të përfshihen në fashën e parë; Brataj: E verifikova që pas 6 muajsh kisha antitrupa

Publikuar tek: aktualitet, më 23:21 02-12-2020 E thotë epidemiologu: Personat që e kanë kaluar koronavirusin kanë imunitet kujtesë, s’duhet të përfshihen në fashën e parë; Brataj: E verifikova që pas 6 muajsh kisha antitrupa Ilir alimehmeti

Britania aprovoi sot vaksinën anti-COVID të kompanisë Pfizer, ndërkohë që Shqipërisë pritet që vaksinat e para të COVAX të vijnë në fund të dhjetorit.

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti, në një lidhje skype për emisionin ‘Real Story’ tha se personat që e kanë kaluar COVID-in kanë imunitetin kujtesë, ndërsa shprehu mendimin se kjo kategori nuk duhet të përfshihet në fazën e parë të vaksinimit.

“Nga pikëpamja e imunitetit, prej disa muajsh antitrupat zgjatësin. Kanë imunitetin kujtesë. Se sa muaj zgjasin ato, kjo u verifikua se zgjaste shumë më tepër se sa u mendua në fillim. Mund të shihni se kemi pasur dhjetra miliona raste në pranverë, dhe këto nuk janë risjellë si të sëmurë sërish. Këta persona mendoj se nuk do të jenë tek fasha e parë e atyre që do të vaksinohen.”, tha Aliamehmeti.

Pjesë e diskutimit ishte edhe kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili tha se edhe pse kishin kaluar 6 muaj që kishte kaluar COVID-in, kishte verifikuar se kishte ende antitrupa në gjak.

“Po të nisja nga tradita dhe zakonet e çdo virusi, ne e dimë se kemi vaksina të detyrueshme dhe ato fakultative. Ne kishim si rregull në Itali, që nëse do të shkojë në Afrikë, disa sëmundje si tifo e malaria, janë të detyrueshme që të bëhen. Nëse për vaksinën anti-covid, unë mendoj se kush e kalon, ka një kohëzgjatje të antitrupave. Unë e verifikova që ende pas 6 muajsh kisha antitrupa.”, pohoi Brataj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mero Baze humb nënën: Dje mendoi se u rrita boll për të më lënë vetëm, gjithë jetën jetova me frikën se ajo do vdiste
'Ndryshimet në Kod më të këqija se ishin', Kulluri: Venecia ndërhyri me vonesë, Opozita mori tjetër goditje   »
Article Logic
Execution time: 0.0104660987854
array(1) { ["section"]=> string(180) "e-thote-epidemiologu-personat-qe-e-kane-kaluar-koronavirusin-kane-imunitet-kujtese-s-duhet-te-perfshihen-ne-fashen-e-pare-brataj-e-verifikova-qe-pas-6-muajsh-kisha-antitrupa-229973" }