E thotë shkenca: Shoku juaj më mizor, është ai që ju do më shumë të mirën

Publikuar tek: bota, më 19:24 03-01-2018 E thotë shkenca: Shoku juaj më mizor, është ai që ju do më shumë të mirën

Nëse keni një shok apo një shoqe që e doni, por me raste s’e duroni dot për shkak të fjalëve të ashpra që ju thotë, s’mund të mendoni ndryshe veçse se janë persona negativ.

Por shkenca mendon ndryshe, kur bëhet fjala për shokun apo shoqen tuaj të ngushtë.

Në fakt, sipas një studimi, shoku apo shoqja që është më e ashpër me ju është personi që ju do më shumë të mirën.

Sipas studimit të publikuar në Psychological Science personat që tentojnë t’ju bëjnë të përjetoni emocione negative besojnë se impakti i këtyre emocioneve do jetë në të mirën tuaj në një afat të gjatë.

Studimi i kryer në 140 persona të rritur tregoi në fakt se është e vërtetë që njerëzit mund të jenë mizor për të qenë të mirë.

Sipas studimit njerëzit kanë pritshmëri të ndryshme për emocione të ndryshme dhe sesi këto emocione mund të ndikojnë për të arritur një qëllim të caktuar. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Donald Trump s'ka buton nuklear në tavolinë. Por ja si funksionon nëse vendos të lëshojë raketa atomike
Vdes nipi i Osama Bin Laden »
Article Logic
Execution time: 0.0089359283447266
array(1) { ["section"]=> string(78) "e-thote-shkenca-shoku-juaj-me-mizor-eshte-ai-qe-ju-do-me-shume-te-miren-105310" }