E TMERRSHME/ Azerbajxhani akuzon Armeninë se po përgatit sulme me armë me fosfor të bardhë që të rrjep lëkurën

Publikuar tek: bota, më 21:58 31-10-2020 E TMERRSHME/ Azerbajxhani akuzon Armeninë se po përgatit sulme me armë me fosfor të bardhë që të rrjep lëkurën

Azerbajxhani ka akuzuar Armeninë se po synon të përdorë fosforin e bardhë ndaj ushtrisë së tyre, ndërkohë që kjo armë kimike është e ndaluar me ligjin ndërkombëtar.

Ministri i Mbrojtjes së Azerbajxhanit duke cituar të dhëna nga agjencitë e Inteligjencës tha se ka prova që Armenia do të përdorë këtë armë kimike, e cila nëse bie në kontakt me trupin e njeriut shkakton djegie të rëndë dhe të rrjep lëkurën.

“Ne deklarojmë edhe një herë se ushtria e Azerbajxhanit nuk ka ndonjë lloj armatimi që është i ndaluar”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes.

“Pala armene po e vë bazën për provokime shtesë duke përhapur lajme të rreme më 30 tetor për përdorimin e dyshuar të armëve që përmbajnë fosfor të bardhë nga ushtria e Azerbajxhanit”, theksohet më tej në deklaratën zyrtare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Britania e Madhe rikthen KARANTINËN deri në 2 dhjetor, diskutohet edhe mbyllja e kufijve
Shkon në 3 numri i shqiptarëve të vdekur nga tërmeti në Turqi, mes tyre një çift i moshuar »
Article Logic
Execution time: 0.0095360279083252
array(1) { ["section"]=> string(116) "e-tmerrshme-azerbajxhani-akuzon-armenine-se-po-pergatit-sulme-me-arme-me-fosfor-te-bardhe-qe-te-rrjep-lekuren-225966" }