Situata në pallatin 8 katësh në lagjen "Kodra e Shtufit" në Gjirokastër vazhdon të jetë e rënduar.
Disa ditë më parë, banorët dolën në protestë për mosmarrjen e masave nga autoritetet, ndërsa ditën e sotme kanë dalë të heqin vetë baltën që ka mbuluar pallatin.
Banesat e tyre u mbushën me baltë pas rrëshkitjeve të dherave.
Sakaq, banorët kanë theksuar se muret në katet e para kanë pësuar çarje dhe gjendja sa vjen dhe përkeqësohet.