E tmerrshme, hapet dera e makinës, foshnja bie në mes të rrugës (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 11:34 16-01-2019 E tmerrshme, hapet dera e makinës, foshnja bie në mes të rrugës (VIDEO)

Një foshnjë ra nga nga makina me të cilën po udhëtonte pasi dera e pasme u hap. Incideti ka ndodhur në rrugën Minesota, të qytetit Mankato në Shtetet e Bashkuara.

Në vidoen e xhiruar shihet teksa fëmija ka rënë bashkë me ndenjësen në rrugë nga dera e makinës, ndërsa një shofer, i quajtur Mock ka ndaluar automjetin dhe ka vrapuar menjëherë drejt tij, duke bërë me shenjë që të ndalonin makinat e tjera.

"Ishte thjesht e pabesueshme," tha Mock, ndërsa shtoi më tej se fëmija ishte shumë i qetë,nuk po qante dhe më e rëndësishmja nuk kishte pësuar dëmtime.

Mock tha po ashtu se nëna e foshnjës erdhi në vendngjarje 15 minuta më pas. Ndërsa, policia deklaroi se fëmija nuk ishte lidhur me ndenjësen e posaçme./Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094048976898193
array(1) { ["section"]=> string(74) "e-tmerrshme-hapet-dera-e-makines-foshnja-bie-ne-mes-te-rruges-video-149018" }