E tmerrshme, ishte duke punuar, shufrat e hekurit i hyjnë mes përmes trupit (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 21:29 31-07-2020 E tmerrshme, ishte duke punuar, shufrat e hekurit i hyjnë mes përmes trupit (VIDEO) Fotomontazh

Një punëtor kinez ka shpëtuar paq nga një aksident i rëndë që i ka ndodhur në punë. Si ç'shihet në pamjet e publikuara nga dailymail, atij i kanë hyrë në trup dhe e kanë shpuar tej përtej dy shufra hekuri.

Njëra prej tyre e përshkoi në qafë dhe tjetra në gjoks. Ngjarja ka ndodhur në Kinën lindore, në provincën Jiangsu.

Burri arriti të mbijetëojë edhe pse dy shufrat e hekurit i prekën organet vitale jetësore. Aksidenti ndodhi në një kantier ndërtimi në Rugao, Nantong, rreth orës 7:30 të mëngjesit, më 27 korrik, tha Brigada e Zjarrit Jiangsu.

Besohet se punëtori, i cili mbetet i paidentifikuar, kishte rënë në themelin e një ndërtese, e cila është rreth katër metra (13 këmbë) nën tokë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095860958099365
array(1) { ["section"]=> string(86) "e-tmerrshme-ishte-duke-punuar-shufrat-e-hekurit-i-hyjne-mes-permes-trupit-video-215674" }