Çfarë s’kemi parë të ndodh në kryeqytet, por jo diçka të tillë.
Një fëmijë është kapur pas autobusit të “Uzinës së Autotraktorëve” fshehurazi shoferit për të shkuar në destinacion, dhe e gjitha kjo pasi nuk ka lekë për të paguar biletën.
Një qytetar, tejet i tronditur teksa ka parë fëmijën të varur pas mjetit duke rrezikuar jetën, ka raportuar në newsbomb.al.
“U shokova! Kjo është skandaloze! Fëmija rreth 10 vjeç rrinte i strukur pas autobusit. Nuk e shihja dot. Më dukej sikur do binte nga momenti në moment”, është shprehur qytetarja për newsbomb.al, teksa shton më tej se fëmija nuk zbriti në asnjë moment./Newsbomb.al/