E tmerrshme, nëpunësi i azilit tenton të mbysë pacientin (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 17:59 25-07-2016

Një nëpunës azili ka tentuar të mbysë një pacient të moshuar teksa e ushqente. Kamerat e vëna nga djali i pacientit kanë zbuluar se plagët e shkaktuara në trupin e babait janë pasojë e dhunës së ushtuar nga nëpunësi.

Noleen Hausler kishte vendosur të instalojë kamera në dhomën e babait të tij Clarence, në shtëpinë e pleqve në Kingswood të Shteteve të Bashkuara, për të hequr dyshimet se pjesët e mavijosura të trupit të tij nuk janë bërë nga rrëzimi aksidental.

Në video mund të shihet punëtori 29-vjeç duke e shtyrë me forcë lugën në fytin e 89-vjeçarit, i cili në ato momente ishte duke fjetur.

Përpos që shtynte me forcë lugën në fytin e të moshuarit, ai tenton t’ia mbyll hundën dhe gojën në mënyrë që të mos mund të marrë frymë.

Sipas raportit të policisë, është konstatuar se kjo nuk kishte qenë hera e parë që nëpunësi Corey Lyle Lucas kishte keqtrajtuar të moshuarin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Alarm për bombë në Milano, mbyllen dy linja metroje
Refugjati sirian që hodhi veten në erë në Gjermani, refuzonte të kthehej në Bullgari »
Article Logic
Execution time: 0.010324001312256
array(1) { ["section"]=> string(67) "e-tmerrshme-nepunesi-i-azilit-tenton-te-mbyse-pacientin-video-47698" }