E tmerrshme! Vajza e lindur me trurin jashtë kafkës, nëna rrëfen momentet e fundit: Qëndroi e fortë për mua (FOTO)

Publikuar tek: bota, më 14:16 09-10-2017 E tmerrshme! Vajza e lindur me trurin jashtë kafkës, nëna rrëfen momentet e fundit: Qëndroi e fortë për mua (FOTO)

Foshnja lindi me dëmtime të rënda, ndërsa nëna tregon momentet e fundit për kohën që jetoi me vogëlushen e saj.

Analee Gibney, e cila jeton në Oksford, rrëfen se si lindja dhe më pas largimi nga jeta i foshnjës së saj i la një vuajtje të madhe në  shpirt. Vajza u diagnostikua me një çrregullim mjaft të rrallë, i quajtur “Encephalocele”, ku truri i foshnjës ishte i dalë në pjesën e pasme të kokës.

Nëna 24-vjeçare tregon se ishte në javën e 20-të të shtatzënisë, kur mjekët i thanë se foshnja e saj ka diçka të dalë në pjesën e pasme të kokës, shkruan The Sun, transmeton newsbomb.al.

Ndërkohë, në 9 mars Analee lindi me operacion çezarian, por mjekët i thanë se bebja mund të mos mbijetojë gjatë lindjes, por fatmirësisht vajza e vogël lindi.

Ndërsa në gusht mjekët bënë një ndërhyrje kirurgjikale prej tetë orësh në kokën e vogëlushes. Mirëpo, edhe pse bëri këtë ndërhyrje vajza nuk nuk mundi të jetojë më dhe fatkeqësisht ndërroi jetë dy javë më parë.

"Të premten e kaluar ajo i hapi sytë, sytë e saj gjithmonë ishin të mbyllura dhe ajo i mbajti të hapur gjatë gjithë fundjavës. Unë besoj se ajo ishte duke thënë, kjo është ajo, është koha, ajo ishte duke thënë lamtumirë për mua. Ajo qëndroi e fortë për mua, priti derisa e dinte se do të isha mirë dhe pastaj më tha lamtumirë.”, shprehet plot dhimbje nëna e vogëlushes së ndjerë. 

nintchdbpict000358975085.jpg

nintchdbpict000358975078.jpg

nintchdbpict000358954953.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vladimir Putin feston ditëlindjen, dhurata që i bën Berluskoni do t’ju habisë (FOTO)
Studentja që fluturoi 400 milje për të takuar të dashurin ra viktimë e një shakaje mizore »
Article Logic
Execution time: 0.012274026870728
array(1) { ["section"]=> string(115) "e-tmerrshme-vajza-e-lindur-me-trurin-jashte-kafkes-nena-rrefen-momentet-e-fundit-qendroi-e-forte-per-mua-foto-95261" }