E tradhëton i dashuri dhe i vë flakën makinës për hakmarrje, por ups… ngatërron mjet

Publikuar tek: bota, më 09:58 05-09-2016 E tradhëton i dashuri dhe i vë flakën makinës për hakmarrje, por ups… ngatërron mjet

Një vajzë nga Florida i ka vënë flakën një makine duke menduar se i përkiste ish-të dashurit të saj. Por, kishte ngatërruar automjet.

Carmen Chamblee është arrestuar mëngjesin e së shtunës dhe akuzohet për “zjarrvënie të shkallës së dytë”.

Ajo i tha policisë se makina i përkiste ish-të dashurit të saj. Por, pronari i automjetit “Honda” Thomas Jennings, thotë që nuk e ka parë kurrë më parë atë dhe nuk e ka idenë se kush është.

Carmen u tradhëtua nga kamerat e sigurisë, të cilat e kanë filmuar duke i vënë flakën automjetit me një bombol gazi.

Ajo ishte tradhëtuar nga i dashuri dhe donte të merrte hak, por fatkeqësisht u hakmor me personin e gabuar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Obama takohet me Putinin në Kinë
Peticon me 100 mijë firma për mbajtjen e një referendumi të dytë në Britaninë e Madhe »
Article Logic
Execution time: 0.010548114776611
array(1) { ["section"]=> string(88) "e-tradheton-i-dashuri-dhe-i-ve-flaken-makines-per-hakmarrje-por-ups-ngaterron-mjet-51919" }