E TRISHTË/ Covid-19 i merr jetën një tjetër mjeku, i shtruar prej një jave në Spitalin Infektiv

Publikuar tek: aktualitet, më 11:26 28-11-2020 E TRISHTË/ Covid-19 i merr jetën një tjetër mjeku, i shtruar prej një jave në Spitalin Infektiv Spitali Infektiv

Mjeku Ferdinand Shkrepa është ndarë nga jeta paraditen e sotme, në moshën 68 vjeçare.

Mësohet se Shkrepa, me profesion mjek okulist në qytetin e Elbasanit, ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19. Prej më shumë se një jave mjeku elbasanlli ishte i shtruar në Spitalin Infektiv në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa sot njoftohet se ai nuk e ka fituar dot betejën për jetën.

Ky lajm i trishtë e ka shtuar më tepër pikëllimin mes radhëve të mantelbardhëve, ku deri tani raportohet se 14 mjekë e doktorë e kanë humbur betejën me infeksionin.

Mjeku Ferdinand Shkrepa punonte më orar të reduktuar në Poliklinikën e Specialiteteve në Elbasan.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lulzim Basha homazhe te Varrezat e Dëshmorëve: Tejkalimi i pandemisë sfidë për të gjithë, 28 Nëntori tjetër do na gjejë më të mirë dhe afër Europës
Bashkë në Vlorë për Ditën e Flamurit, Meta përshëndet Ramën, kryeministri nuk kthen as kokën (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.012157917022705
array(1) { ["section"]=> string(100) "e-trishte-covid-19-i-merr-jeten-nje-tjeter-mjeku-i-shtruar-prej-nje-jave-ne-spitalin-infektiv-229427" }