E trishtë, Covidi i merr jetën një tjetër mjeku shqiptar

Publikuar tek: rajon, më 07:25 29-11-2020 E trishtë, Covidi i merr jetën një tjetër mjeku shqiptar

Një tjetër mjek në Kosovë ka humbur jetën nga koronavirusi.

Bëhet me dije se ka ndërruar jetë për shkak të Covid-19 mjeku Ramë Morina, nga komuna e Malishevës.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije ish-kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Malishevë, Salih Morina.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Morina shkruan se ai ishte një profesionist i jashtëzakonshëm në sferën e mjekësisë.

“I pikëlluar për vdekjen e Doktorit të mirënjohur të Komunës së Malishevës Dr.Ramë Morina! Doktori ishte një profesionist i jashtëzakonshëm në sferën e Mjekësisë, mbi të gjitha humanist dhe personalitet i çmueshëm për shoqërinë. Shprehë ngushllimet e mija të sinqerta për familjën, miqtë, dhe gjithë ata që e njohën,” shruan Salih Morina në postimin e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mësuesja shqiptare në Ulqin nxjerr foton e fëmijëve duke bërë shqiponjën me duar, ‘plasin’ reagimet
»
Article Logic
Execution time: 0.010731935501099
array(1) { ["section"]=> string(62) "e-trishte-covidi-i-merr-jeten-nje-tjeter-mjeku-shqiptar-229493" }