E TRISHTË/ E sorollatën sa tek Trauma dhe QSUT, vdes 53 vjeçari nga Ndroqi që nuk i dhanë mjekim. Deklarata që dha 1 ditë para se të ndërronte jetë (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 20:18 24-10-2020 E TRISHTË/ E sorollatën sa tek Trauma dhe QSUT, vdes 53 vjeçari nga Ndroqi që nuk i dhanë mjekim. Deklarata që dha 1 ditë para se të ndërronte jetë (VIDEO) QSUT

E sorollatën në dyert e spitaleve dhe në fund nuk i dhanë mjekimin e duhur. Bëhet fjalë për 53 vje#arin Lutfi Çekiri nga Ndroqi, i cili ka ndërruar jetë pasditen e së premtes, pasi kishte kaluar ditën e natën pranë ambienteve të spitaleve, me shpresën se dikush do t;i jepte ndihmën mjekësore.

Ai vuante nga veshka, ulçera në stomak dhe ishte me tension të ulët, por mjekët e sorollatën sa në QSUT dhe sa te ‘Trauma’, duke mos marrë ndihmën mjekësore që i duhej dhe mund t’i kishte shpëtuar jetën.

Një ditë më parë ai u intervistua nga Fax News dhe tregoi se si e kaluan nga një spital tek tjetri, pa u shqetësuar aspak se sa po përkeqësohej gjendja e tij.

“Mbrëmë ishim në urgjencë dhe na kanë sjellë këtu për stomakun. Këtij i thotë shko tek infektivi, tjetri thotë s’je për këtu. Kemi qenë mbrëmë në Urgjencë, nga këtu shkuam në Laprakë. Atje më dhanë qetësues e më thanë duhet të shkosh të vizitohesh për stomakun. Tani nuk na japin përgjigje, një thotë shko atje. Jam me veshka, me ulçerë në stomak, tensionin e kam të ulët”, tha Çekiri.

Video nga Fax News:

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Puthje e përqafime', Kryemadhi me LRI-stat nuk i tremben gjobave dhe Covid-it, të gjithë pa maska në takimin e sotëm (FOTO)
»
Article Logic
Execution time: 0.011749982833862
array(1) { ["section"]=> string(157) "e-trishte-e-sorollaten-sa-tek-trauma-dhe-qsut-vdes-53-vjecari-nga-ndroqi-qe-nuk-i-dhane-mjekim-deklarata-qe-dha-1-dite-para-se-te-nderronte-jete-video-225035" }