E TRISHTË/ Ishte negativizuar nga Covid-19, ndërron jetë papritur mjeku nga Kavaja Hidajet Deda

Publikuar tek: aktualitet, më 11:11 29-11-2020 E TRISHTË/ Ishte negativizuar nga Covid-19, ndërron jetë papritur mjeku nga Kavaja Hidajet Deda Mjeku pediatër Hidajet Deda

Një lajm i trishtë vjen për ndarjen nga jeta të një mjeku tjetër për shkak të koronavirusit.

Ditën e sotme ka humbur jetën mjeku pediatër nga Kavaja Hidajet Deda. Prej 40 ditësh ai ishte infektuar me koronavirus, por 20 ditët e fundit ka qenë shtruar në spital.

Të afërmit kanë deklaruar se ai kishte probleme pulmonare post Covid19 të cilat dyshohet se i kanë marrë jetën.

Hidajet Deda ishte në pension, por për shkak të nevojës së spitalit të Kavajës për mjekë të specializuar ai qëndronte në detyrë në shërbim të pacientëve.

Fatkeqësisht ai ndërroi jetë pas infektimit me koronavirus.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Hapën lokalet për ceremoni mortore dhe tjerë për festë, gjobiten 4 subjekte në Durrës e Krujë
Shkoi për të peshkuar, por nuk u thye më, xhaxhai i 32-vjeçarit me lot në sy: Thirrje Edi Ramës, bëj të pamundurën, ai ka dy prindër të varfër…(E PLOTË) »
Article Logic
Execution time: 0.010834932327271
array(1) { ["section"]=> string(100) "e-trishte-ishte-negativizuar-nga-covid-19-nderron-jete-papritur-mjeku-nga-kavaja-hidajet-deda-229508" }