Ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare mjeku i njohur Bledi Nini.
Mjeku prej disa ditësh ishte prekur nga Covid, pasi gjendja e tij u rëndua ai u dërgua në Itali për kurim, por nuk arriti ta fitonte betejën me Covidin edhe pse në një moshë të re.
Lajmin e hidhur e ka bërë me dije edhe kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli, me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“U nisa për në 'Shkollën Tregtare' me të njëjtin optimizëm me të cilin kam dashur të përcjell mesazhet sensibilizuese nëpër shkolla, gjatë këtyre ditëve, por lajmi se miku e kolegu im, një nga mjekët më të talentuar vlonjat, Bledi Nini, e humbi këtë mëngjes betejën me Covidin, nuk është i thjeshtë për mua. Virusi nuk është lojë mediatike, kujdesuni për veten, përdorni maska dhe tregohuni të vëmendshëm ndaj të gjitha masave parandaluese! Pushofsh ne paqe, Bled,” shkruan Leli.
Nini shërbente si mjek ORL në QSUT. Ai ka studiuar otorinolaringologji në Universitetin e Mjekësisë të Tiranës dhe kishte një duke përvojë 20 vjeçare në këtë fushë.