Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 5 persona për shkak të koronavirusit.
Fatkeqësisht mes 5 viktimave ishte edhe një 26 vjeçare nga Mati, e cila nuk ia doli të fitonte betejën me COVID-19.
Sipas burimeve, vajza kishte edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, që e bënë edhe më të rëndë gjendjen e saj shëndetësore.
Ajo ishte shtruar disa ditë më parë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërsa ditën e sotme ndërroi jetë. Ndërkohë katër vuiktimat e tjera janë 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Korça dhe 1 qytetar nga Kruja.