Është ndarë nga jeta në moshë të re mjekja shqiptare në Gjermani Eni Doko.
Lajmin tronditës e ka dhënë kryetarja e Federatës së mjekëve në Europë, Aurora Dollenberg nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Mjekja ka mbaruar studimet në Universitetin e Mjekësisë Tiranë. Në vitin 2016, ajo nisi punë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza’ dhe më pas u transferua në Gjermani.
“Dr. Eni Doko, nje Mjeke specialiste dhe njeri i mrekullueshem eshte larguar nga jeta, duke i lene familjes nje humbje te pamase dhe Ne si Koleg dhe miq te saj, duke na privuar nga privilegji qe ta kishim prane ne vitet qe vijne.
Dr. Eni me te qeshuren, bukurine dhe driten tende do mbetesh perhera ne zemrat tona”, shkruan Dollenberg.