E trishtë, ndahet nga jeta shkrimtarja dhe skenaristja e njohur Shpresa Vreto

Publikuar tek: aktualitet, më 16:52 28-09-2020 E trishtë, ndahet nga jeta shkrimtarja dhe skenaristja e njohur Shpresa Vreto Shkrimtarja Shpresa Vreto

Shkrimtarja e njohur e librave për fëmijë dhe skenaristja Shpresa Vreto nuk jeton më. Ajo ka ndërruar jetë pasditen e sotme, në moshën 76 vjeçare.

Ajo ka bërë disa skenarë për filmat artistikë dhe për filmat e animuar. Në vitin 1978 ka shkruar skenarin e filmit vizatimor “Mirela”, kurse në vitin 1981 së bashku me Xhanfizé Kekon kanë realizuar skenarin e filmit “Kur xhirohej një film”. Pas pesë vjetësh erdhi e vetme si autore në realizimin e filmit “Fillim i vështirë”.

Me Petrit Rukën ka bashkëpunuar në filmin “Një djalë dhe një vajzë” në vitin 1990. Disa nga librat që ka shkruar Vreto janë: “Shokë Shkolle”, “Vit i paharruar” etj. Pas viteve 1990 ka ideuar “Sirena e vogël” dhe “Bota ime”. Gjithashtu ka drejtuar një bibliotekë për fëmijë, për 12 vjet rresht.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0139479637146
array(1) { ["section"]=> string(83) "e-trishte-ndahet-nga-jeta-shkrimtarja-dhe-skenaristja-e-njohur-shpresa-vreto-221981" }