E TRISHTË/ Ndërron jetë kompozitori i madh shqiptar AVNI MULA

Publikuar tek: aktualitet, më 21:27 29-10-2020 E TRISHTË/ Ndërron jetë kompozitori i madh shqiptar AVNI MULA Avni Mula me vajzen e tij Inva Mula

Një lajm i trishtë ka mbërritur mbrëmjen e sotme, pasi mësohet se ka ndërruar jetë në moshën 92 vjeçare kompozitori i madh shqiptar Avni Mula.

Njoftimi është dhënë nga vajza e tij Inva Mula, e cila bën me dije se homazhet do të kryhen nesër nga ora 11:00-13:00 në hollin e Universitetit të Arteve në Tiranë.

"Gjigandi jonë fluturoi në Valsin e Perjetësisë!

Për një përshendetje me dorë në zemër, homazhet kryen nesër, 30 tetor, ora 11:00-13:00 në hollin e Universitetit të Arteve, Tiranë.

Avni Mula 04.01.1928 - 29.10.2020”, shkruan Inva Mula.

Avni Mula është një nga kompozitorët më të mëdhenj të Shqipërisë, që ka marrë disa nga medaljet më të larta të vlerësimit nga qeveria shqiptare, dekoratën e Artistit të Popullit të Shqipërisë dhe dekoratën Nderi i Kombit.

123175051_1663518527162581_6212446206118127289_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Covid-19, zv.ministrja Mira Rakacolli tregon pse universitetet dhe konviktet do të mbyllen për 1 muaj
Greqia solidarizohet me Francën, Bashkia e Athinës ndriçohet me ngjyrat e flamurit francez, Tirana ‘ngjyroset’ me flamurin turk »
Article Logic
Execution time: 0.012578010559082
array(1) { ["section"]=> string(67) "e-trishte-nderron-jete-kompozitori-i-madh-shqiptar-avni-mula-225719" }