E TRISHTË/ Një jetë në shërbim të popullit, COVID i merr jetën mjekut të spitalit të Dibrës Ibrahim Kaziu

Publikuar tek: aktualitet, më 22:43 24-11-2020 E TRISHTË/ Një jetë në shërbim të popullit, COVID i merr jetën mjekut të spitalit të Dibrës Ibrahim Kaziu Mjeku qe humbi jeten, Ibrahim Kaziu

Një lajm i trishtë është mësuar mbrëmjen e sotme, pasi mjeku Ibrahim Kaziu ka humbur jetën për shkak të COVID-19.

Lajmi bëhet me dije nga spitali rajonal Dibër, që me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se Kaziu ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Dibres për vite e vite me rradhë.

“U prehsh në paqe dr. Ibrahimi. Nje jete ne sherbim te popullit

Dr. Ibrahim Kaziu ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Dibres për vite e vite me rradhë, si mjek dhe drejtues teknik ne Spitalin Dibër.

Dr. Ibrahimi nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë, megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor.

Te trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës të një mjeku model, qytetari të mirë dhe drejtuesi të zot.

Ngushëllime familjes për humbjen e rëndë”, shkruhet në postimin e spitalit Dibër.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Taulant Muka ‘vë bast’: Ja kur do vijë vaksina e Covid-19 në Shqipëri
“I kam me emra”, Mjeku Osmënaj: 30 persona kanë ardhur me arkivol nga Rinasi, shkuan të kuroheshin por vdiqën e s’u raportuan »
Article Logic
Execution time: 0.0049219131469727
array(1) { ["section"]=> string(110) "e-trishte-nje-jete-ne-sherbim-te-popullit-covid-i-merr-jeten-mjekut-te-spitalit-te-dibres-ibrahim-kaziu-229000" }