Një denoncim i rëndë vjen nga gazetari i Vlorës Ergys Alushi i cili thotë se qytetarët vlonjatë vazhdimisht ndotin Monumentin e Pavarësisë.
Ai bën apel që të ndalojnë skena kaq të turpshme.
“Nuk e di se si, por këto pamje duhet të marrin fund në Sheshin e Flamurit, pas Monumentit të Pavarësisë.
Me të vetmen gjë që na ka mbetur për t’u krenuar!”, shkruan Alushi ndërsa publikon edhe këtë foto flagrante ku dy të moshuar kryejnë nevojat personale pikërisht te Monumenti i Pavarësisë.