E VEÇANTË/ Kanë rrezikuar jetën, nis Kampionati Botëror i personave që kanë kryer transplante, mes tyre dhe një legjendë futbolli (FOTO)

Publikuar tek: bota, më 16:30 19-08-2019 E VEÇANTË/ Kanë rrezikuar jetën, nis Kampionati Botëror i personave që kanë kryer transplante, mes tyre dhe një legjendë futbolli (FOTO) Kampionati Botëror i personave që kanë kryer transplant organesh

Në Angli nisi sot Kampionati Botëror i Lojërave për personat që kanë dhuruar organe jetësore apo kanë kryer transplant.

Aktiviteti do të mbahet në 3 qytete: Newcastle, Gatesheed dhe Sunderland për 5 ditë.

Për ‘’BBC’’, u shpreh dhe ish-legjenda e Manchester United, Andrew Cole, i cili ka kryer transplant veshke në vitin 2015.

“Kur ata janë të gjithë bashkë duken si një familje e madhe. Ata kanë përjetuar të njëjtën dhimbje, e kuptojnë më së miri njëri-tjetrin. Dhe të qenit pjesë e tyre sot është diçka frymëzuese’’, deklaroi ish-golashënuesi i famshëm i ‘’Djajve të Kuq’’ në vitet ’90 dhe 2000.

Kampionati në fjalë është çelur për herë të parë në vitin 1978 dhe pjesëmarrësit janë persona që kanë kryer transplant organesh. Ata kanë mundësi të marrin pjesë në futboll, gara me hark etj.

cole.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029480934143066
array(1) { ["section"]=> string(138) "e-vecante-kane-rrezikuar-jeten-nis-kampionati-boteror-i-personave-qe-kane-kryer-transplante-mes-tyre-dhe-nje-legjende-futbolli-foto-175800" }