E VEÇANTË/ Shqiptarët dhe mbarë bota e adhurojnë, vjen në kryeqytet Paolo MALDINI, Federata i bën surprizën  e bukur (FOTO)

Publikuar tek: sport, më 16:12 10-08-2019 E VEÇANTË/ Shqiptarët dhe mbarë bota e adhurojnë, vjen në kryeqytet Paolo MALDINI, Federata i bën surprizën  e bukur (FOTO) Paolo Maldini

Ikona e futbollit botëror dhe legjenda e Milanit Paolo Maldini është pritur sot nga drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës. 51-vjeçarit i është dhuruar një fanelë e personalizuar e Kosovës me mbiemrin dhe numrin e tij që u bë i famshëm në mbarë botën (3)

Ish-kapiteni më i dashur i Milanit erdhi sot në Prishtinë me rastin e ndeshjes miqësore të programuar midis Milanit dhe kampionëve  të ''Ipko Superligë'' Feronikeli. Sfida do të luhet në orën 20:45 në stadiumin ‘’Fadil Vokrri’’. Njëri prej mbrojtësve më të mirë të të gjitha kohërave në futboll mban postin e Drejtorit Teknik të Milanit.

Maldini është një emër shumë i dashur për mbarë shqiptarët, pasi prej tij shumë kanë zgjedhur të jenë tifozë të Milanit.

''Zyrtarët e FFK-së e kanë nderuar legjendën e Milanit, Paolo Maldini me një fanellë të Kombëtares së Kosovës.
Klubi italian po qëndron në Prishtinë, ku sonte në orën 20:45, në stadiumin "Fadil Vokrri", do të luajë ndeshje miqësore me skuadrën kampione të Kosovës, Feronikelin.

@acmilan 
@paolomaldini''.

maldini.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070149898529053
array(1) { ["section"]=> string(124) "e-vecante-shqiptaret-dhe-mbare-bota-e-adhurojne-vjen-ne-kryeqytet-paolo-maldini-federata-i-ben-surprizen-e-bukur-foto-174921" }