E vendosën Rama dhe Dendias, por ‘Deti’ mund të mos shkojë në Hagë, profesori: Vendimin nuk e merr kryeministri, do t’i duhet ta marrë autorizimin nga Presidenti

Publikuar tek: aktualitet, më 22:47 20-10-2020 E vendosën Rama dhe Dendias, por ‘Deti’ mund të mos shkojë në Hagë, profesori: Vendimin nuk e merr kryeministri, do t’i duhet ta marrë autorizimin nga Presidenti

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama priti në një vizitë zyrtare ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias, ku u diskutua për çështjen e detit.

Në fund u vendos që kësaj çështje t’i japë zgjidhje Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, duke qenë ajo që do të marrë vendimin përfundimtar.

Por sipas profesorit të së Drejtës Ndërkombëtare Ksenofon Krisafi, vendimi për të dërguar marrëveshjen e detit në Hagë mund të rrëzohet nga Presidenti Meta.

Ai shprehet se Gjykata e Hagës bëhet kompetente kompetente për këtë problem kur të dyja palët të kenë depozituar atje një marrëveshje kompromisi dhe kjo është marrëveshje kompromisi midis shteteve dhe jo midis qeverive, pra autorizimin për këtë e jep vetëm Presidenti.

Tashmë pritet të shohim se cila do të jetë përgjigja e presidentit Meta për këtë çështje, nëse do ta lejojë ai që Haga të “marrë në dorë” çështjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

“Nuk mund të vendosë dot kryeministri sepse Gjykata e Hagës bëhet kompetente për këtë problem kur të dyja palët të kenë depozituar atje një marrëveshje kompromisi dhe kjo është marrëveshje kompromisi midis shteteve dhe jo midis qeverive. Që do të thotë se autorizimin për këtë marrëveshje nuk e jep kryeministri, por kryetari i shtetit, i cili do të bisedojë, duhet të bjerë dakort, me strukturat, me ministrinë e jashtme, me kryeministrin. Dhe pastaj do të autorizojë fillimin e negociatave, lëshimin e plotfuqisë, caktimin e pyetjeve që do t’i drejtohen Hagës”, tha profesor Ksenofon Krisafi në Abc Neës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kravata me yll e Ramës, Alfred Peza: Me brekushe, pa brekushe… Merreni në kontekstin e tij prej artisti!  
Speca ‘të mbushur’ me marijuanë, autobusi nga Kosova kapet ‘mat’ në Hungari (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.0051159858703613
array(1) { ["section"]=> string(162) "e-vendosen-rama-dhe-dendias-por-deti-mund-te-mos-shkoje-ne-hage-profesori-vendimin-nuk-e-merr-kryeministri-do-t-i-duhet-ta-marre-autorizimin-nga-presidenti-224504" }