E vërteta: Do habiteni pse smartfonët iPhone “trashen” gjithmonë sa herë afron shtatori

Publikuar tek: bota, më 16:35 01-08-2016 E vërteta: Do habiteni pse smartfonët iPhone “trashen” gjithmonë sa herë afron shtatori

Që prej daljes në treg të smartfonit të parë nga Apple, iPhone, gjigandi amerikan i teknologjisë ka vijuar të ofrojë përditësime të programit të operimit “iOS” disa herë në vit për klientët saj.

Tashmë ky shërbim është përmirësuar së tepërmi dhe smartfonët mund të përditësohen përmes “OTA”, Over the air, çka do të thotë se përdoruesi mund të shkarkojë në pajisje “update”-n e fundit dhe ta instalojë pa qenë nevoja ta lidhë me kompjuterin.

A është ky iPhone 7? Klikoni mbi foton:

Sciphone777reenshot_1.jpg

Por disa ekspertë të teknologjisë besojnë kjo metodë përdoret nga Apple për t’i dhënë një shtysë blerjeve të modeleve të reja, që zakonisht dalin në treg çdo shtator.

Sipas tyre Apple qëllimisht rëndon dhe ngadalëson modelet e vjetra të iPhone-ve me anë të përditësimeve përpara se të lançojë telefonin e ri, duke i shtyrë kështu klientët të hedhin sytë nga modeli i ri.

Edhe këtë vit përditësimi i parafundit, iOS 9.3.2 u raportua se kishte një sërë problemesh, ngadalësonte shpejtësinë e përgjithshme të funskionimit të telefonit dhe kishte probleme të rënda sigurie. iOS 9.3.3 promton se i rregullon të gjitha “bug”-et, të cilat normalisht që do të zhduken me smartfonin e ri iPhone 7 që do të operojë me iOS 10. /Newsbomb.al/

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nasa do ulë sondën mbi asteroid pas frikës se mund të godasë Tokën
Sulme ajrore ndaj ISIS, humbje të mëdha në njerëz »
Article Logic
Execution time: 0.012344121932983
array(1) { ["section"]=> string(90) "e-verteta-do-habiteni-pse-smartfonet-iphone-trashen-gjithmone-sa-here-afron-shtatori-48387" }