E vërteta e dorëheqjes, Zoran Zaev mbledhje të jashtëzakonshme me qeverinë

Publikuar tek: rajon, më 15:13 18-10-2019 E vërteta e dorëheqjes, Zoran Zaev mbledhje të jashtëzakonshme me qeverinë Zoran Zaev

Maqedonia e Veriu është trazuar ditën e sotme nga lajmi për dorëheqje të Zoran Zaev nga posti i kryeministrit pasi ka humbur shpresat për hapje të negociatave.

Mediat maqedonase raportojnë se Zaev është duke zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme me qeverinë.

“Kryeministri është kthyer, dhe janë duke u bërë konsultimet e brendshme në disa nivele të Qeverisë”, raporton sipas burimeve “ina-online”, transmeton Newsbomb.al.

Vetë Zaev nuk ka reaguar publikisht për të shuar zërat, ndërsa kujtojmë se më parë ai deklaroi se nëse nuk hapen negociatat, qeveria do të shkatërrohet dhe Maqedonia e Veriut do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Pritet të shihet si do të jetë lëvizja e qeverisë por tanimë presidenti Stevo Pendarovski ka thirrur takim me faktorin politik në Maqedoni.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023404836654663
array(1) { ["section"]=> string(80) "e-verteta-e-doreheqjes-zoran-zaev-mbledhje-te-jashtezakonshme-me-qeverine-182600" }