E vërteta e hidhur: Qytetarët e përdorën delfinin për “selfie”, nuk u përpoqën ta shpëtojnë

Publikuar tek: aktualitet, më 17:27 29-05-2015 E vërteta e hidhur: Qytetarët e përdorën delfinin për “selfie”, nuk u përpoqën ta shpëtojnë

Një ngjarje që u ruaportua gjerësisht në media dhe rrjetet sociale ditën e djeshme, për një djalë të ri i cili shpëtoi një delfin që kishte ngecur në cektinë, mesa duket fsheh një të vërtetë tjetër.

 

“Prej ditës së djeshme një delfin me një gjatesi prej 1,5m kishte humbur orientimin duke ngecur në cektësirat e plazhit te Divjakës. Per më tepër ishte bërë edhe si lodër që gjithkush mund ta nxirrte prej ujit për të bërë foto”, shkruan Administrata e Zonave te Mbrojtura-Qarku Fier, në Facebook.

Sipas Administratës së Zonave ts Mbrojtura për Qarkun Fier, delfini që kishte ngecur në cektinë, me gjatësi prej 1.5 metra, nuk është ndihmuar aspak nga qytetarët por është përdorur nga ta për ta nxjerrë nga uji sa herë u është dashur të bëjnë “selfie” me të.

“Sot në mëngjes me tu lajmëruar zyra e Parkut, u vendos një roje për të mbajtur larg kureshtarët dhe pas disa orësh qetësi ky delfin u transportua për në thellësi nga punonjës të Parkut. Pas disa tentativave ai mori drejtimin e duhur për në det të hapur. I urojmë shumë fat”, njofton Administrata e Zonave te Mbrojtura-Qarku Fier.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tiranë, mbytet një 17 vjeçar në liqenin e Vorës
Publikohen fotot e martesës së parë zyrtare gay në Shqipëri »
Article Logic
Execution time: 0.011555910110474
array(1) { ["section"]=> string(93) "e-verteta-e-hidhur-qytetaret-e-perdoren-delfinin-per-selfie-nuk-u-perpoqen-ta-shpetojne-12246" }