'E vërteta lakuriq', protesta e pazakontë në Australi merr jehonë botërore

Publikuar tek: bota, më 09:05 15-10-2019 'E vërteta lakuriq', protesta e pazakontë në Australi merr jehonë botërore

Protestuesit e “Rebelimit kundër shfarosjes”, të cilët manifestojnë për të mos lejuar vazhdimin e ndryshimit të klimës, kanë organizuar një paradë në disa qytete të rëndësishme të botës.

Por teksa kjo protestë u zhvillua në Londër, New York, Berlin, dhe dhjetëra qytete të tjera, protesta e zhvilluar në Melburn të Australisë ka përfunduar në mediat e çdo shteti për mënyrën që ata zgjodhën të demonstrojnë.

Një grup protestuesish dolën lakuriq në Melburn, dhe u lyen me ngjyra për të dhënë mesazhet mbi trupat e tyre.

Ndërkohë protesta është në vijim të asaj që ka shkaktuar qindra të arrestuar në Londër, ku protestuesit bllokuan rrugët kryesore, ngjitën trupat e tyre në trotuare dhe vendosën çadra për të mos u larguar.

72999532_1343876535794202_8779330847183470592_n.jpg

72686370_854118458322941_609294132308869120_n.jpg

71923956_409534959991893_371077666771566592_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032788991928101
array(1) { ["section"]=> string(78) "e-verteta-lakuriq-protesta-e-pazakonte-ne-australi-merr-jehone-boterore-182103" }