E vërtetë apo premtim elektoral? Trump: Vaksina mund të jetë gati para zgjedhjeve në SHBA

Publikuar tek: bota, më 07:37 07-08-2020 E vërtetë apo premtim elektoral? Trump: Vaksina mund të jetë gati para zgjedhjeve në SHBA Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se vaksina kundër COVID-19 mund të jetë gati përpara zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit në SHBA.

Nuk dihet nëse ky është një lajm i vërtetë apo një premtim elektoral i Trump për të tërhequr sa më shumë vota, pasi sondazhet e nxjerrin disa pikë mbrapa kundërshtarit të tij Joe Biden, megjithëse Trump ka thënë se nuk po e bën këtë për të marrë vota.

“Nëse do të kishte një president tjetër përveç meje, nuk do të mund të flisnit për vaksinën për dy vjet. Ju e dini këtë. Unë nuk po e bëj këtë për të marrë vota. Po e bëj sepse është e gjëja e duhur. Po e bëj për të shpëtuar jetën e njerëzve”, tha Presidenti i SHBA.

Ai tha se po punohet me ritme të shpejta që vaksina të jetë gati në një kohë sa më të shkurtër, duke shpresuar që të vihet në dispozicion të shteteve para 3 nëntorit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012340068817139
array(1) { ["section"]=> string(94) "e-vertete-apo-premtim-elektoral-trump-vaksina-mund-te-jete-gati-para-zgjedhjeve-ne-shba-216352" }