E veshur me të zeza, Angela Martini tregon si u martua me miliarderin: Jemi çuar prej gjumit…

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:41 13-11-2019 E veshur me të zeza, Angela Martini tregon si u martua me miliarderin: Jemi çuar prej gjumit…

Modelja e njohur Angela Martini është rikthyer në Shqipëri për të promovuar librin e saj të parë ‘Dashuri, shpresë, dritë’.

E ftuar pasditen e sotme në emisionin ‘Rudina’, ajo nuk ka nguruar të rrëfejë shumë secrete që askush nuk i dinte më herët.

Bukuroshja ka treguar se si e mori vendimin për t’u martuar, mbi të gjitha jo si një nuse tradicionale, por e veshur me të zeza.

 Angela deklaroi se çifti nuk kishte diskutuar asnjëherë më parë për martesë, por thjesht u zgjuan dhe vendosën të bëjnë diçka jo tradicionale.

‘Kjo zgjedhje ishte sepse ne kemi vendos në të njëjtën ditë me u martuar. S’kemi qenë të përgatitur, s’kemi qenë të fejuar, apo të kemi folur më parë për martesën. Jemi çuar prej gjumit, kemi thënë “Çfarë bëjmë sot? A martohemi”? Ishim duke shkuar në Las Vegas. Është bërë tamam procedurë, por në Las Vegas ka më shumë shpejtësi’.

‘Burri im dhe unë nuk jemi shumë tradicionalë. Ne mendojmë se njerëzit bëjnë martesa të mëdha, por kjo nuk do të thotë dashuri e fortë. Ne kemi dashur të bëjmë diçka speciale dhe burri im ka thënë “kur shoh nuse nuk më pëlqen asnjë”. Thashë me vete, ça jam duke bërë duke u martuar me këtë. Tha: Unë e dua nusen që të jetë seksi edhe kur të vijnë tek unë t’i them ok që jam gati për këtë martesë”, tha Angela Martini, e cila së fundmi ka ardhur me një libër të ri të quajtur ‘, përfundoi modelja.

Kujtojmë që Martini prej dy vitesh është martuar me miliarderin rumun Dragos Savulescu. Pas një lidhjeje disa vjeçare, çifti vendosi ta kurorëzonte dashurinë e tyre me një ceremoni në Las Vegas.

Screenshot_3.png

angela_martini_12_12_2017_22_0_52_480.jpg

 

 

 

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023657083511353
array(1) { ["section"]=> string(97) "e-veshur-me-te-zeza-angela-martini-tregon-si-u-martua-me-miliarderin-jemi-cuar-prej-gjumit-185791" }