E vetme në tavolinë, por me 6 pjata, Kurti telefonon nënë Ferdonijes, 21 vite më parë serbët i rrëmbyen burrin dhe 4 djemtë (FOTO)

Publikuar tek: rajon, më 21:04 27-03-2020 E vetme në tavolinë, por me 6 pjata, Kurti telefonon nënë Ferdonijes, 21 vite më parë serbët i rrëmbyen burrin dhe 4 djemtë (FOTO)

Si sot 21 vite më parë, zonjës Ferdonije Qekrezi nga Gjakova, forcat policore serbe i rrëmbyen burrin dhe katër djemtë.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka bisduar sot me nënë Ferdonijës, e cila edhe pse pa pesë burrat e oxhakut, duket e mbushur plot me kujtime.

90917450_835608230272396_4142097001774841856_n.jpg

Në fotot e publikuara nga Kurti, shihen portretet e pesë burrave të shtëpisë të radhitur njëri-pas tjetrit, dhe tavolina e bukës e shtruar për gjashtë persona. Pamje të trishta.

ferdonije.jpg

Kurti thotë në shënimin e tij në facebook se eshtrat e Artanit dhe Edmondit janë kthyer në atdhe në vitin 2005, ndërsa nuk dihet asgjë për fatin e tre të tjerëve. Sipas Kurtit, ky është një krim i vazhdueshëm e një drejtësie të munguar.

auto_foto41508304800.jpg

Shënimi i Kurtit

Sot pasdite bisedova me zonjën Ferdonije Qerkezi nga Gjakova, në ditën që u mbushën 21 vjet prej kur forcat policore të Serbisë ia rrëmbyen katër djemtë dhe burrin: Artanin, Edmondin, Armendin, Ardianin dhe Halimin.

Eshtrat e Artanit e Edmondit janë kthyer në vitin 2005. Asgjë nuk dihet sot e kësaj dite për fatin e tre të tjerëve.

Të pagjeturit janë plagë që kullon ankth. Dhembjet e vuajtjet e nënës Ferdonije sigurisht që ne s'arrijmë t'i marrim me mend.

Ky është një krim i vazhdueshëm pasi që është drejtësi e munguar. Të pagjeturit duhet të jenë çështja e parë në dialogun e ardhshëm Kosovë - Serbi.

  

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0093600749969482
array(1) { ["section"]=> string(116) "e-vetme-ne-tavoline-por-me-6-pjata-21-vite-me-pare-nene-ferdonijes-serbet-i-rrembyen-burrin-dhe-4-djemte-foto-200332" }