E vetmja kandidate për kryeministre, Vjosa Osmani: Më 6 tetor askush nuk mund ta ndalë fitoren e LDK

Publikuar tek: rajon, më 21:02 19-09-2019 E vetmja kandidate për kryeministre, Vjosa Osmani: Më 6 tetor askush nuk mund ta ndalë fitoren e LDK Vjosa Osmani, kandidate per kryeministre e Kosoves

Kandidatja e LDK për kryeministre, Vjosa Osmani, shprehet se më 6 tetor nuk ka asgjë që do ta ndalë fitoren e partisë së saj.

Këtë deklaratë Osmani e ka bërë gjatë një takimi në Ferizaj ku ka qenë i pranishëm dhe kreu i LDK Isa Mustafa. “Sot dalim para secilit prej jush ballëhapur, për fjalën që e kemi mbajtë, por edhe për punën e ndershme që gjithmonë e ka bërë LDK-ja për mbrojtje të shtetit. Kurrë më qartë nuk e kemi pasur sesa sot në Ferizaj. Në Ferizaj po e shoh fitoren e pakontestueshme të LDK-së në këto zgjedhje”, ka thënë Osmani.

“Kryetari Mustafa sot na u bashkua në konfirmimin qytetar për fitoren tonë në Ferizaj. Ferizaji beson. Beson në ndryshimin e madh i cili do t’i jep fund mentalitetit plaqkitës e do të sjellë shpresë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Më 6 tetor, do të vuloset ky ndryshim. #BesonëLDK #UnëBesoj”, shkruan ka shkruar Vjosa Osmani, kandidate për kryeministre, ndërsa ka shpërndarë foto nga takimi në Ferizaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026432991027832
array(1) { ["section"]=> string(105) "e-vetmja-kandidate-per-kryeministre-vjosa-osmani-me-6-tetor-askush-nuk-mund-ta-ndale-fitoren-e-ldk-179068" }