Pasditen e djeshme një 23-vjeçar nga Prizreni u qëllua me thikë dhe si pasojë e plagëve të shumta ka ndërruar jetë.
Bëhet me dije se 23 vjeçari që ndërroi jetë është Mendim Kurtishi, vëllai i këngëtari Tafil Kurtishi.
Me anë të një postimi në 'Facebook' Tafil Kurtishi ka publikuar foton e të vëllait, kurse në mbishkrimin e saj ka shkruar se ai ka humbur jetë tragjikisht.
"Miq shok dashamir ju njoftoj se sot vllau im Mendim Kurtishi humbi jeten tragjikisht ne moshen 23 vjeqare .Allahu te past shberbly me xhenet vllau im," shkruhet në postim.
Kujtojmë që 23 vjeçari ka qenë duke udhëtuar me motoçikletë, teksa një veturë e ka goditur dhe më pas dy persona kanë dalë dhe e kanë sulmuar me thikë.
Sakaq, dy të dyshuarit janë ndaluar nga policia e cila po punon për zbardhjen e ngjarjes.